Ky është Tony, SHQIPTARI që lufton rusët në Ukrainë, ushtari britanik: S’kam parë kurrë frikë në sytë e këtij njeriu! (FOTO)


Ky që shikoni në fotografi është “Tony”, shqiptari që lufton vullnetarisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainë.

Ai është pjesë e Batalionit 131, së bashku me ushtarin e njohur britanik Macer Gifford.

Ky i fundit ka vendosur ta përshëndesë publikisht në rrjetet sociale, duke e vlerësuar me fjalë të mëdha.

“Respekte për shokun tim të luftës dhe heroin tonë shqiptar, Toni. Ai është një ushtar i fortë dhe kompetent, i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmbushur misionin e tij. Unë kurrë nuk kam parë frikë në sytë e këtij njeriu. Ai është absolutisht lloji i personit që dëshironi pranë jush në një betejë! Legjendë”, shkruan Gifford.

Baby Boo