Ky është shoferi i autobusit që vdiqën 21 persona: Para aksidentit kishte postua një fotografi në Facebook


Të paktën 21 persona humbën jetën dhe rreth 20 u plagosën në një aksident të tmerrshëm në Itali. Tmerri ndodhi kur një autobus me turistë doli nga një mbikalim pranë Venecias dhe mori flakë.

Autobusi drejtohej nga Alberto Ricoto, një 40-vjeçar nga Treviso, i cili humbi jetën në aksident. Pak para aksidentit, ai postoi një foto në Facebook të tij në Camp Hu në Marghera, me titullin “Shuttle to Venecia”.

Autobusi bën një lëvizje të çuditshme, kamerat e vendosura në rrugë e kapin teksa është në anën e djathtë të rrugës dhe lëviz me “shpejtësi të tepruar”, sipas atyre që kanë parë videon e aksidentit. Dhe në fund bie pikërisht në anën e djathtë.

Dëshmitarët okularë përshkruan atë që ndodhi në sekonda para aksidentit dhe të gjithë ranë dakord se ishte diçka e çuditshme, e cila në atë moment nuk kishte kuptim.

Është për këtë arsye që përmendet mundësia që shoferi të ketë rënë në gjumë apo të jetë i sëmurë. Përgjigjen e saktë do ta japë analiza e videos nga kamera që ndodhej në autobus.

Baby Boo