Ky është politikani kosovar më i ndjekur në Facebook

Mandatory Credit: Photo by Valentin Wolf/imageBROKER/REX/Shutterstock (9433091a) Smartphone screen with Facebook app icon VARIOUS

Politikanët kosovarë janë shumë aktiv nëpër rrjete sociale. Për të dhënë qëndrimet e tyre mbi zhvillimet në vend, ata zakonisht e shfrytëzojnë rrjetin social Facebook. Por, cili prej politikanëve ka më shumë ndjekës?
Politikani që prin me numrin më të madh të ndjekësve në këtë rrjet social është kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Pacolli numëron 532 mijë ndjekës në Facebook.

Pas tij renditet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurtin e ndjekin 509 mijë persona në Facebook.
Por, pavarësisht se Kurti ka më pak ndjekës se Pacolli, postimet e tij në Facebook pëlqehen më shumë.
Vetëm në një fotografi me familje që ka postuar natën e ndërrimit të moteve, Kurti ka marrë 116 mijë pëlqime, duke thyer kështu edhe rekord.
Ramush Haradinaj i AAK-së ka rreth 262 mijë ndjekës, kurse Lumir Abdixhiku ka rreth 70 mijë ndjekës.

Baby Boo