Ky është momenti kur policia britanike ndjek shqiptarin


Policia britanike ka publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit Ervin Lisi i akuzuar për prodhim dhe tr*afik dr*oge.
Lisi dhe miku i tij udhëtuan për të ndihmuar në fermën e pal*igjshme të mbjellë me ka*nabis në një shtëpi në Leeds, mëngjesin e 10 qershorit të këtij viti.
Pasi policia mbërriti në këtë banesë pas raporteve se aty kishte aktivitet të dyshimtë, të gjithë arritën të largohen dhe vetëm Lisi u arr*estua pas një ndjekje.

Momenti i ndjekjes së tij u filmua nga kamerat e trupit të policisë.
“Lisi udhëtoi nga Leeds atë mëngjes me një mashkull tjetër shqiptar. Para se të arrinte në atë shtëpi ai bleu kafe dhe pasta për mëngjes. Me të mbërritur, ai u takua nga 2 shqiptarë të tjerë me të cilët punuan për korrjen e bimëve të ka*nabisit që rriteshin në dhomat e ndërtesës. Katër nga dhomat në adresë ishin shndërruar për rritje kan*abis me gjithsej 130 bimë, i tha gjykatës prokurori Kevin Wardlaw.

Ndërsa, Lisi i tha policisë se kishte qenë vetëm në një dhomë në katin e poshtëm dhe do të paguhej 200 paund për ndihmën në fermën e paligjshme.
“Unë e bëj atë që familja ime të jetë e sigurt”, ka thënë ai.
30-vjeçari, pa adresë fikse u deklarua fajtor dhe u dë*nua me 9 muaj bu*rg.
Ndërsa avokati i tij mbrojtës , Robert Cowley tha: “Ky është një rast i kategorizuar, kur i pandehuri kishte një rol më të vogël. Familja e tij në Shqipëri ishte e va*rur prej tij dhe kjo ishte thjesht një mënyrë për të marrë para për të cilat ai kishte nevojë të dëshpëruar”.

Baby Boo