Ky është mashtrimi që ju bën ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” qytetarëve?! (FOTO)


Deri në Pa Censurë sot qytetari L.J. ka denoncuar mashtrimin që, ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” ka bërë ndaj tij.

Qytetari L.J. thotë: “Doja të tregoj se si më mashtruan sot. Unë kisha parkuar veturën gabim dhe ma kishin bllokuar, nuk e kam problem kam gabuar e paguaj… por, kur pashë se llogarinë fiskalen që ma dhanë ishte e vjetëruar, aty fillova të dyshoj dhe pasi e pashë mirë e hetova se fiskalja është një mashtrim për të vjedhur para. Në të, nuk ka as datë dhe as orë se kur është kryer pagesa. U revoltova dhe kërkova në telefon te numri i parkingut të qytetit, ju thashë se diçka nuk është në rregull me këtë fiskale, menjëherë me thirrën tek zyrat dhe më dhanë një fiskale tjetër që duket normale dhe i ka detajet e munguara”, shpjegon qytetari.

Për çështjen në fjalë Pa Censurë kontaktoi ndërmarrjen “Parkingu i Qytetit” për të marrë përgjigje, se pse qytetarit L.J i kanë dhënë fiskale pa të dhëna dhe të vjetëruar. Drejtori Sedat Alili thotë: Nuk është e vjetëruar por letrat rezervë i mbajmë nepër vetura, gjithësesi ne jemi të gatshëm të dëshmojmë se e njëjta ështê shtypur në kohë dhe se është e regjistruar” u shpreh Alili.

Por në pyetjet tonë, se si ka mundësi që të mbani llogari fiskale nëpër vetura dhe të njëjtat pa të dhëna t’ua jepni qytetarëve që u janë bllokuar veturat, Alili tha se, për këtë çështje do të fillojë një hetim.

Pa Censurë do të ndjek rastin dhe ju bën apel të gjithë qytetarëve që kanë hasur një problem të këtillë të na shkruajnë.

Baby Boo