Ky është i riu shqiptar që goditi 10 herë me thikë të moshuarin grek gjatë tentativës për ta grabitur


Në foto është Klodian Saliaj nga Vlora i cili masakroi me thikë një 73-vjeçar në Greqi, pasi hyri në banesën e tij për ta grabitur.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj.

Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante.

ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

I moshuari ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

73-vjeçari arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur në shtëpinë më të afërt që gjeti. Ndërkohë dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurimit të Argostolit dhe Grupit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit (OPKE) të Kefalinisë.

Baby Boo