Ky është grupi i gjakut më i nënshtruar i infektimit me koronavirus


Njerëzit me grupin e gjakut A janë subjekti më i lehtë për infektim me koronavirus, derisa ata me grupin 0 janë më rezistues, është rezulati i hulumtimit të një grupi shkencëtarësh kinezë i cili është publikuar në sajtin “medRxiv”.

Shkencëtarët kinezë kanë kontrolluar të dhënat e 2 000 pacientëve nga spitalet në Vuhan dhe Shen Zhen, duke përfshirë më shumë se 200 raste të vd ekjeve.

Sipas të dhënave të tyre, në mes banorëve të Vuhanit 34 për qind janë me grup të gjakut 0, 32 për qind me grupin A, 25 për qind me grupin B dhe 9 për qind me AB.

Për të ardhur deri te këto të dhëna, shkencëtarët kanë analizuar edhe gjakun e 3 700 qytetarëve të Vuhanit të cilët nuk ishin të in fektuar me koronavirus.

Nga ana tjetër, më së shumti banorë të in fektuar të Vuhanit (38 për qind) janë prej atyre me grupin e gjakut A derisa 26,4 të sëmurëve me grupin “B”, dhe 25,8 për qind e kanë grupin “0”. Më së paku pacientë, 10 për qind janë ata me grupin “AB”.

Prandaj, thuhet në hulumtim, më të rezikuarit janë ata me grupin e gjakut “A”, derisa në mes atyre që e kanë grupin “0” mesatarisht ka më së paku të sëmurë nga virusi COVID 19.

Për ta vërtetuar teorinë e tyre, ata kanë bërë edhe një hulumtim kontrollues te 398 pacientë shtesë nga Vuhani dhe Shen Zheni, dhe kanë ardhur deri te rezultati i njëjtë./Insajderi

Baby Boo