Ky është formacioni i mundshëm i Kombëtares shqiptare për sfidën kundër Polonisë


Komëbtarja shqiptare do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45. “Air Albania” do të jetë “Sold-Out” dhe të gjithë do të jetë sy e veshë për të parë një ndeshje spektakolare.

Barazimi me Çekinë në Pragë para 3 ditësh ka shtuar edhe optimizmin në radhët e kuqezinve, të cilët si asnjëherë më parë janë të motivuardhe gati për të marrë një 3 pikësh që do të çonte kombëtaren një hap larg kualifikimit në Gjermani.

Sylvinho ka punuar intensivisht me djemtë për këtë sfidë. Sa i takon formacionit braziliani ka dilema vetëm në krahun e majtë. Në mbrojtje ka një balotazh mes Mitajt dhe Balliut, ndërsa në sulm mes Seferit dhe Uzunit. Mbetet të shihet se cilat do të jetë zgjedhja për këtë takim.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj (Balliu), Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Cikalleshi, Seferi (Uzuni).

Baby Boo