Ky është fansi i fiksuar që Luana Vjollca e paditi! (FOTO)


Për herë të tretë në brenda tre vitesh, moderatorja Luana Vjollca ka kallëzuar në Prokurori një tjetër fans.
Sipas raportimeve 29-vjeçarja ka ngritur një padi ndaj fansit, që e përndiqte pasi ishte kthyer në makth për moderatoren. Emri i të paditurit nuk bëhet me dije.

Shqetësimi i shpeshtë nga fansat mësohet se bëri Luanën që të merrte si vendim punësimin e një truproje dhe lëviz me makinë me shofer.
Rasti i fundit i një denoncimi nga moderatorja ishte një 28-vjeçar nga Kosova, që kishte tentuar disa herë që të komunikonte me të. Lidhur me këtë ngjarje nuk ka informacion nëse policia ka marrë masa.

Në pranverë të 2017-s, policia arrestoi 32-vjeçarin Besmir Lila i cili përfundoi në oranga për akuzën e “Përndjekje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të ar*mëve l*uftarake dhe e mu*nicionit” dhe “D*ëmtime të tjera me dashje”. Ai kishte nisur ta ndiqte Luana Vjollcën për 8 muaj derisa në ditën kur u ar*restua më 12 prill pasi pati një për*plasje fizike me partnerin e saj Krenar Çoçaj.

Baby Boo