Ky është 33-vjeçari që hyri për të shpëtuar punonjësit dhe mbeti vetë brenda te magazina e ‘Casa Italia’-s


Kanë kaluar më shumë se 40 orë që nga nisja e zj*arrit të madh tek “Casa Italia”, në Tiranë.
Fatkeqësisht shefi i sigurisë 33-vjeçari Arjan Sala arriti që të nxirrte personat që ndodheshin në magazinë, por nuk arriti që të dilte vetë.

Pas 40 orësh akoma nuk ka asnjë gjurmë të tij, pasi zj*arrfikësit nuk mund të futen brenda për shkak të nxehtësisë së madhe dhe fl*akëve që janë në magazinën e madhe të qendrës tregtare.
I riu dy*shohet se ka mbetur brenda në momentin e rënies së zj*arrit, pasi ka nxjerrë prej aty disa prej punëtorëve të tjerë që ndodheshin në magazinat e biznesit privat.

Familjarët e Arjan Salës kanë shkuar edhe ditën e sotme pranë magazinës në pritje të lajmeve për të afërmin e tyre. Ata kanë ak*uzuar në media institucionet dhe zj*arrfikësit pasi nuk kishin as mjetet minimale për të shuar fl*akët. Ditën e sotme ka dalë edhe fotoja e heroit 33-vjeçar, i cili hyri për të shpëtuar punonjësit dhe mbeti vetë brenda magazinës që po shk*rumbohet nga flakët.

Baby Boo