KY ËSHTË 26 VJEÇARI NGA PRIZRENI QË HUMBI JETËN NË PISHINË


Një 26 vjeçar ka humbur jetën në një pishinë në qytetin Prizrenit ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për Qëndrim Ademaj nga Zhuri, i cili ishte gjetur i pajetë nga punëtorët që kishin shkuar për ta pastruar pishinën.

“Rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej në një pishinë në rrugën “Kukësi” në Prizren. Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992 është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën”, shkruhej në njoftimin e Policisë.

Baby Boo