Kuvendi ku Covid bëri kërdinë, 13 murgesha vdesin njëra pas tjetrës, 12 prej tyre brenda një muaji


13 murgesha Motra Feliciane kanë vde*kur koronavirusi në një kuvend në Livonia Michigan. Revista “Times” shkruan se ato ishin të moshave nga 66 deri në 99 vjeç.

12 prej tyre vdi*qën brenda harkut të një muaji, duke filluar nga Motër Mary Luiza Wawrzyniak, 99 vjeçare që vdiq e para, ditën e Të Premtes së Mirë.

17 murgesha të tjera po nga ky kuvend janë shëruar dhe kanë mbijetuar, sipas Motër Noel Marie Gabriel drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore klinike të Provincës Zonja Jonë e Shpresës. Në rang botëror 61 murgesha kanë humbur jetën nga COVID-19 shumë prej të cilave në Itali një nga vendet më të goditura prej epidemisë.

Baby Boo