Kuvendi i Serbisë voton pro ndryshimeve kushtetuese në fushën e drejtësisë


Kuvendi i Serbisë i ka thënë po ndryshimit të Kushtetutës në fushën e drejtësisë, e cila u votua në referendumin e fundit të mbajtur më 16 janar.
Në ora 17:00 është mbajtur seanca e Kuvendit të Serbisë dhe është votuar Ligji për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe Ligji kushtetues për zbatimin e ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Është një seancë solemne, kështu që garda është vendosur para Kuvendit Popullor dhe në seancë është kënduar himni i Serbisë.
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Kuvendi do t’i përfundojë punimet në këtë mbledhje me seancën për shpalljen e ndryshimit të Kushtetutës dhe javën e ardhshme pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndryshe, Kosova nuk kishte lejuar autoritetet e shtetit serb të organizojnë zgjedhjet për ndryshimet kushtetuese në territorin e saj. /Telegrafi/
https://youtu.be/VsI1ljOz5ho

Baby Boo