Kuvend, sot në seancë plenare duhet të vendoset për marrjen e mandatit të deputetit të Nikolla Gruevskit


Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në seancë plenare duhet të vendosin për marrjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Që t’i merret mandati, duhet dy e treta e shumicës dhe që, siç dihet deri tani, grupi i pavarur i deputetëve janë shprehur se nuk do ta përkrahin propozimin e Komisionit për Çështjen e Imunitetit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit.

Dhe sipas kësaj burgosja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në këto rrethana nuk është e mundur sepse fillimisht në Kuvend nuk ka shumicë prej 2/3 të deputetëve që do të votonin “për” heqjen e imunitetit të tij prej deputeti, gjë që mundëson burgosjen e tij. Gjithashtu, ai nuk ka dënim me burg në lartësi prej 5 viteve, që është kusht për burgosje edhe nëse nuk i hiqet imuniteti i deputetit. Megjithatë, ekspertët për Portalb.mk thonë se ka dy mënyra tjera, që tani për tani janë pak të mundshme, por që ka gjasa të realizohen më tej, të cilat do të mundësonin shkuarjen e tij në burg.

Të pyetur nga Portalb.mk për atë se “a mund ish kryemnistri t’i shpëtojë përgjithmonë dënimit me burg?”, ekspertët juridik thonë se kjo nuk është e mundur dhe për këtë ka dy variante:
1. Shpërbërja e Parlamentit, me këtë dhe i mbaron mandati i tij i deputetit, dhe
2. Dënimi plotësues me burg në rastet e tjera në gjykatë ku ai akuzohet për keqpërdorime të ndryshme.

Baby Boo