Kuvend, seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për në NATO

Seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot në Kuvend në prani të presidentëve dhe përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve fqinje, kreu shtetëror dhe politik i Maqedonisë, kori diplomatik. Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të. Do të mbetet i papërfunduar edhe ratifikimi në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prejse procesi të përfundojë në Madrid.
Propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore, prejse Qeveria vendosi për ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë duke marrë parasysh atë që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

Në seancë të ftuar për të marrë pjesë janë edhe ish presidentët, kryeministrat, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues nga jeta publike dhe shoqërore dhe kori diplomatik, midis të cilëve edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Pas ratifikimit në orën 16:00 është planifikuar ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit.

Për dhjetë muaj Protokollin për inkuadrim në NATO e ratifikuan 28 prej gjithsej 29 anëtareve, pritet në Spanjë, ku Pedro Sançez muajin e kaluar arriti të formojë Qeveri të socialistëve të tij dhe partisë majtiste Podemos.

Baby Boo