Kuvend, përplasje e ashpër për Prokurorinë Speciale


Kryeministri Zoran Zaev nuk do ta mbajë premtimin e fushatës parazgjedhore për t’i mundësuar opozitës të propozojë kryeprokurorin publik. Propozimin e Hristijan Mickoskit që ish kreu i Gjykatës Penale të udhëheqë Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Lartë, Zaevi e quan tendencë të opozitës për të bllokuar proceset. Madje, duke ironizuar, kreu i Qeverisë shtoi se ofensiva e opozitës mund të çojë që opozita të propozoj për kryeprokuror edhe ish ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Me propozimet, si ato që po bëjnë, me të vërtetë mendoj se nuk duhet t’i jepet mundësia që opozita të bëjë propozime. Të propozoni Vlladimir Pançevskin për shef të prokurorisë së re, njeriun i cili gjatë mandatit tij shpërdoroi detyrën, sistemin e shpërndarjes së lëndëve duke i dorëzuar te gjykatës të preferuar me qëllim që të mos ketë drejtësi në shtet….. Njeriu me të kaluar si kjo, për të cilin Këshilli Gjyqësor ka konstatuar dhe miratuar sanksion, shefi i opozitës e propozon për prokuror. Nëse atyre u lejon të propozojnë, druaj se do ta propozojnë Nikolla Gruevskin për kryeprokuror”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Duke folur për kërkesat e opozitës të cilat pushteti i pranoi dhe i përfshiu në tekstin e propozuar, Zaev thotë se opozitës nuk i mjafton mospërdorimi i bombave si dëshmi në procedurë, por kërkon që edhe 12 lëndët aktive të shfuqizohen.

Kompromiset janë bërë dhe i kemi pranuar, ndërsa opozita i ka arritur qëllimet e saj… por, linjat e kuqe ne nuk lejojmë që të shkelen. Nuk kemi të drejtë që ne politikanët të gjykojmë se cila lënë kalon e cila j.. ne nuk mund të tregojmë se cili dhe çfarë lloj procedure do të ndjekë… ne kemi vërtetuar dhe pranuar që materialet e përgjuara të përdoren deri në qershor të 2017 dhe këtë e ka votuar Kuvendi. Gjithmonë ka vend për kompromis por jo edhe aq sa Zaevi dhe Mickoski të bëhen gjykatës dhe prokurorë”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Duke mos folur për mundësinë e sigurimit të 2/3 të votave, kreu i ekzekutivit shtoi se Prokuroria Speciale Publike ka mandat deri në shtator të vitit 2020, por qëllimi i pushtetit është se para marrjes së datës për bisedime me BE-në në tetor, të mos i jepet argument vendeve anëtare të BE-së që të zvarrisin datën dhe të pengojnë procesin pikërisht për këtë çështje. Nga ana tjetër, 8 deputetët e pavarur nga VMRO-DPMNE-ja edhe pse u paraqitën në Kuvend, nuk u prononcuan mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Jo zyrtarisht mësohet se ditëve të fundit janë zhvilluar negociata me partitë parlamentare dhe përfaqësitë diplomatike. Opozita ndërkohë është duke shqyrtuar propozimin e pushtetit dhe pritet të dalë me vërejtje konkrete.

Baby Boo