Kuvend – Në vitin 2021 janë mbajtur 39 seanca ndërkaq janë miratuar 209 ligje


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot njoftoi se në vitin 2021 janë miratuar 209 ligje, prej të cilave me procedurë të rregullt janë 111, ndërsa me procedurë të shkurtuar 79. Gjithsej 188 ligje janë parashtruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 21 janë parashtruar nga deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë miratuar edhe 21 ligje për ratifikimin e marrëveshjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendeve tjera.

“Megjithatë, edhe në kushte të këtilla kufizuese, dhoma ligjvënëse e konfirmoi efektivitetin dhe produktivitetin e vet në kushtet e dhëna. Prej gjithsej 59 seanca plenare, 39 janë përfunduar. Seanca plenare të papërfunduara janë gjithsej 20”, shtoi Xhaferi.p

Baby Boo