Kuvend: Me 66 vota – Mali Sharr shpallet Park Kombëtar


Me 66 vota “Për” në Kuvendin e RMV-së, nga sot Mali Sharr bëhet Parku I katërt Kombëtar në vendin tonë, prej se Galiçica në vitin 1958 ishte mali I fundit I mbrojtur – ka deklaruar përmes një komunikate Ministri për Ambient Jetësor Naser Nuredini.
Pas shumë peripecive dhe kërkesave të qytetarëve, Mali Sharr së bashku me Pelisterin, Mavrovën dhe Galiçicën do të jetë pasuri e mbrojtur natyrore.

Ministri Nuredini është shprehur I kënaqur që qytetarët e kanë arritur këtë sukses historik – thuhet në komunikatë duke shtuar se kjo ëhstë një mundësi e re për zhvillimin e Malit Sharr dhe Rajonit të Pollogut.
Madje dy të tretat nga të gjithë bimët në Maqedoni janë në Malin Sharr që paraqet një pasuri të bio dhe geodiversitetit, përplot me peizazhe, bukuri natyrore e kulturore. Mali Sharr ka hidro-potencial të madh kurse mbetet të shihet se si do të jetë situata me ski-qendrat.

Baby Boo