Kushtet në Shkolla, prindërit vazhdojnë të mbledhin para


Në shumë shkolla fillore në vend prindit detyrohen të mbledhin mjete financiare për pajisjen e klasave madje edhe me banka dhe karrige për fëmijët. Nisma e lartpërmendur është zhvilluar në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” të komunës Butel dhe ka të bej me mbledhjen e parave prej 1.000 denarëve për lyerjen e një klase dhe furnizimin e saj me banka dhe karrige. Prindërit që anketuam nuk pranuan të flasin para kamerës por thanë se këto nisma zhvillohen për shkak të mungesës së kushteve të duhura për mësim.

Por, drejtori i shkollës, Enis Memeti në një bisedë telefonike për Alsat tha se shkolla posedon banka dhe karrige rezervë ndërsa nismat sipas tij bëhen nga prindër që duan kushte edhe më të mira, e të cila shkolla nuk ka mundësi ti plotësoj.

Kryetari i Butelit, Velimir Smilevski thotë se nuk është i njoftuar me fenomenin e mbledhjes së parave për blerje të bankave. Smilevski thotë se të gjitha shkollat kanë të gjitha pajisjet e duhura për zhvillimin e aktivitetit mësimor.

Unë me sa kam informacione nuk ka mungesë. Karrige të vjetra dhe bankat ruhen në bodrume dhe mendoj që kanë rezervë dhe unë si kryetar i komunës nuk kam informacion e as që kam marrë kërkesë me shkrim nga ndonjë shkollë për mungesë të bankave dhe karrigeve. Ndryshe, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të mësojë në banka më të bukura- thotë Velimir Smilevski, kryetar i Komunës Butel.

Sipas ministrisë së arsimit, nismat për blerjen e bankave dhe pajisjeve tjera janë antiligjore dhe se inspektorati i arsimit do të hetoj këtë fenomen. Ministri Arbër Ademi thotë se çdo investim në shkollë duhet të kryhet nga shkolla ose komuna dhe jo nga buxheti i prindërve.

Sidomos për parregullsi të karakterit financiar në cilin do qoftë institucion arsimor mund ta paraqesë në mënyrë anonime te Inspektorati shtetëror i arsimit i cili ka funksionin e një organi operativ dhe duhet të del në teren dhe sigurisht të ndërmerren masa. Edhe ne si ministri e Arsimit në momentin që do të kemi njohuri për gjëra të tilla do të kërkojmë nga Inspektorati shtetëror i Arsimit sipas detyrës së vet zyrtare të ndërmerr masa përkatëse ndaj individëve të cilët shkelin dispozitat ligjore-deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit/

Përveç kësaj nisme, në shumë shkolla fillore janë zhvilluar edhe nisma tjera të cilat kanë përfunduar me rregullimin komplet të klasës duke nisur nga meremetimi i dyshemesë, lyerja e klasës dhe furnizimi i sajë me dollapë për nxënësit.

Melihate Rustemi

Baby Boo