Kushtet në ambulanca skandaloze, ankohen pacientët


Tanimë gati një muaj janë ndërprerë punimet për ndërtimin e ambulantes në Gjorce Petrov të Shkupit. Mjekët amë që kanë punuar aty janë shpërndarë gjithandej për tu shërbyer pacientëve, megjithëse shumë pacientë që ne takuam ende nuk po i gjenin se ku janë vendosur mjekët e tyre. Pak metra më larg objektit që po ndërtohet, në një hapësirë të vjetër e të vogël ishin vendosur 3 nga mjekët amë të cilët kanë punuar në ambulanten e cila u rrënua.

“Këtu nuk ka asnjëfarë kushtesh, nuk ka as privatësi. Ka shumë kontakte të afërta me pacientët e mjekes tjetër që punon aty, aty kontrollohen pacientë tjerë. Nuk ka kushte. Duhet të presësh jashtë, ndërsa moti nuk është për të pritur jashtë. Pres që sa më shpejtë të rregullohet dhe të ketë kushte më të mira nga këto që i kemi dhe ato që i kishim më para”.

“Kjo është situatë e cila nuk duhet të ndodhë në shekullin 21. Shumë po zgjat, na u premtua se shumë shpejtë do punohet. Unë duhet të bëj kontroll të mushkërive, paramendoni në këto kushte si mund të bëj kontroll. 4:30 Si pacient pres që të zgjidhet problemi sa më shpejtë, ministria e sheh gjithë këtë, i sheh gjithë problemet tona, dhe këtë çka ndodh në shekullin 21”.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë sqarim se çfarë po ndodh me objektin e ri vetëm e shohim se punimet kanë ngecur.

“Asgjë nuk punojnë për momentin, nuk e di çfarë është problem. Jam pacient këtu tanimë 40 vjet por çfarë është puna këtu, askush nuk e di. 5:26 Jam interesuar se çfarë është problem, askush nuk e din”.

Punimet janë ndërprerë edhe në dy poliklinikat tjera të Shkupit, atë në Butel dhe në Lisiçe. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se po shqyrtohet dokumentacioni i projekteve të këtyre poliklinikave të cilat do të zëvendësohen me objekte modulare, me qëllim që të shihet nëse ka lëshime në ndërtimin e tyre.

“ Për momentin në rrjedhë është revidimi i projekteve për vendosjen e këtyre objekteve që montohen dhe në momentin kur do të kryhen të gjithë analizat e ekspertëve, të njëjtat do të vazhdojnë me realizim”- thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Ndërsa ministri I Shëndetësisë deklaroi se përfundimi I të gjitha poliklinikave të vjetra të Shkupit të cilat do të zëvendësohen me objekte modulare, do të përfundojë nga fundi i vitit 2022. Ngecja e punimeve në këto tre poliklinika vjen pas tragjedisë së ndodhur në Spitalin modular në Tetovë.

Baby Boo