“Kusht e kisha Namazin”, Monika Salihu flet e zhgënjyer dhe thotë se kjo pjesë nuk iu respektua nga BBV


Pas disa javësh nga eliminimi i saj nga Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Monika Salihu ka ndarë ndjenjat e saj të zhgënjimit në lidhje me respektimin e riteve të saj fetare brenda shtëpisë. E folur hapur për këtë çështje, ajo ka rrëfyer në “Studio A” se përpara hyrjes në program kishte një kërkesë të qartë dhe të rëndësishme për të.

“Kushti im numër një ka qenë praktikimi i Namazit”, është shprehur Monika. Ajo tregon se ka diskutuar këtë kërkesë me ekipin e produksionit dhe kishte shpresuar që këto momente intime dhe personale të besimit të saj të mos transmetoheshin për publikun “Nuk është trajtuar saktësisht siç kam dëshiruar. Ka pasur herë kur më ka penguar mospastrimi i lavanderisë apo të tjera hapësira të përdorshme për namaz. Edhe pse kuptoj se stafi ka qenë i zënë, kërkesa ime ka qenë për t’u mos u transmetuar në kamera momenti i faljes, pasi nuk e bëj për publik po për Zotin. Mendoj se do të më duhej repektuar më shumë kjo pjesë”.

Monika gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova kishte theksuar se besimi i saj nuk është një praktikë e sapo filluar, por një pjesë e saj për mbi një dekadë.Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja ka ruajtur një profil të ulët sa i përket diskutimeve fetare, duke theksuar rëndësinë e besimit të saj personal dhe respektin që ajo ka për rregulloren e shtëpisë. Me këto rrëfime, Monika bën të ditur se përvoja e saj në Big Brother VIP nuk i plotësoi plotësisht pritjet e saj në lidhje me ushtrimin e fesë dhe se si ky aspekt i jetës së saj do të trajtohej nga produksioni.Ndërsa rrëfimi i saj hap diskutime mbi respektin dhe hapësirën që duhet të jepet për praktikat fetare në programe televizive, Monika vazhdon të mbajë besimin e saj si një fokus të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Baby Boo