Kushdo që hyn në Kosovë nga jashtë, duhet të ketë testin PCR


Shtetasve të Kosovës që jetojnë në vendet evropiane, e që cilësohen si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19, dhe që tashmë janë nisur për të ardhur në vendlindje për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, do t’u kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë.

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, përjashtim nga ky vendim bëjnë qytetarët që zotohen se do të largohen nga Kosova për tri orë. Po ashtu përjashtim bëjnë qytetarët e huaj si transportues profesionistë dhe ata që shfrytëzojnë Kosovën për rrugë transit.

Baby Boo