“Kushdo që e nënshkruan njohjen e Kosovës do të vd*esë para se të thahet boja”


Kushdo që e nënshkruan njohjen e Kosovës do të vd*esë para se të thahet boja, thotë akademiku serb.
Akademikët serbë përveç pro*pagandës kundër shtetit të Kosovës, tani kanë filluar të kërc*ënojnë edhe me jetë nëse një politikan serb nënshkruan njohjen e Kosovës.
E një kërc*ënim i tillë së fundmi ka ardhur nga akademiku dhe regjisori serb, Dusan Kovacevic.

Siç shkruan ‘Sputnik‘, Kovacevic ka deklaruar se askush nuk do të lejohet të nënshkruajë njohjen e Kosovës, pasi “do të vd*esë para se të thahet boja”.
Kovacevic beson se një çështje kaq e madhe si çështja e Kosovës duhet të shkojë në referendum dhe ka thënë se Kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet para se të ndodh kjo.

“Çdo gjë është e organizuar mirë dhe nuk ka asnjë kuptim në këtë”, tha ai.
“Shumica dërmuese e serbëve dhe shqiptarëve nuk do të bien dakord për ndonjë marrëveshje. Nëse kushti për rrugën e mëtejshme të Serbisë drejt BE-së është njohja e Kosovës, atëherë ajo rrugë nuk duhet të jetë”. tha Kovacevic.
Akademia serbe ka motivuar gjithashtu edhe masakrat e kryera nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë e Kosovë mbi mitet e krijuara.

Baby Boo