Kush janë emrat e të arrestuarve të grupit të Shevalit, akuzohen për vrasje, shitje droge e shumë vepra tjera


Tri vrasje, një vrasje në tentativë dhe transport droge si në Maqedoni ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Këto janë veprat e dyshuara nga grupi i Shevalj Muaremit, i cili ndodhet në arrati, i cili sipas hetimeve ndodhet prej disa muajsh në Dubai. Nëntë persona ishin anëtarë, gjashtë prej të cilëve u arrestuan në Shkup, një në Spanjë. Ky grup njihet si “Amerika”.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Nexhati Iseni, 44 vjeç, për të cilin në të kaluarën ka pasur procedime për trafik droge. Më pas Sevdal Aziri, 44 vjeç, këshilltar në Komunën e Shuto Orizarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarëve. Muhamed Çajani i cili është 27 vjeç.

Në listën e të arrestuarve është edhe Fadil Bajramovski, i cili është 45 vjeç dhe është kushëri i parë i të likuiduarit Orhan Bajrami – Oki, i cili u vra në Greqi. Bajramovski është person i dënuar në Gjykatën e Velesit, pikërisht për shkak të shitjes së heroinës. Ai u dënua me 5.5 vjet burg në vitin 2015.

Është arrestuar edhe Oliver Petrov, 43 vjeç, i cili ishte në marrëdhënie kumbare me njeriun e parë të bandës, Sheval Muaremi. Petrov ka qenë i dënuar edhe më parë për tentativen për vrasjen e Aleksandër Verushevskit 15 vjet më parë, kur u dënua me një vit burg.

Janë arrestuar edhe Shuajb dhe Fati Sulejmanovski. Shuaib është 40 vjeç, ndërsa Fati është 43 vjeç.

Sipas hetimeve, në grup ka qenë edhe Shukri Asani, i cili është 27 vjeç. U përfol se kishte edhe patentë për armëmbajtje. Ai ka precedentë penalë, si për shitje kokaine. Në pranga ka përfunduar Ensar Iseini, i cili është 25 vjeç.

Baby Boo