Kush ishte agjenti francez i përfshirë në rastin e Kumanovës, kush po e fsheh!?


Në muajin shkurt të vitit 2015, një agjent i marrëdhënieve publike i mirënjohur nga Franca dyshohet të jetë dora kryesore e hartimit të planit të konfliktit të kontrolluar në 9 dhe 10 majin e 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.Për këtë atëkohë pat shkruar edhe javorja “Fokus“, duke shtuar se kompania franceze apo kryesisht eksperti francez kishte sjellë në tryezë planin “Le petite guerre” (Luf*ta e vogël), e cila do të ndodhte në Kumanovë, e kontrolluar nga ana e autoriteteve të asaj kohe.

Qëllimi ishte që të krijojë frikë dhe panik, dhe përmes aksionit policor të suksesshëm të kthejë ndonjë besim në institucionet dhe në shtet, por do të kishte defokusim nga bom*bat përgjimeve që po publikoheshin në mënyrë serike nga Zoran Zaev si lider i opozitës.Mbledhja, sipas burimeve diplomatike dhe të sigurisë të revistës maqedonase “Fokus”, u mbajt në Vodno, në një ndërtesë të bardhë më 17 shkurt në orët e mbrëmjes dhe aty kanë marr pjesë tre përfaqësues shtetërorë.

Eksperti francez ka dëshiruar që të angazhojë edhe disa “spin-doktorë”, të cilëve ua ka paraqitur skenarin e titulluar ‘luf*ta e vogël’ (“La petite guerre“). Para tyre gjatë kohës së bindjes se është e nevojshme që në ekip të përfshihen, francezi ka përmendur një skenar të tillë domethënë një luf*të një ditore të kontrolluar edhe pse përfaqësuesit e pushtetit kanë dëshiruar që ajo gjë të bëhej me përmasa më të mëdha.

Kjo dëshmi a do të duhet të jetë pjesë e hetimit ndërkombëtar për Kumanovën, që është paralajmëruar nga ana e autoriteteve qeveritare.

Baby Boo