Kush është shqiptari që punoi në fushatën e Biden


Deputeti i nga LDK’ja, Faton Bislimi, është njëri nga personat që ka punuar me presidentin e sapo zgjedhur të SHBA’së, Joe Biden. Përmes një postimi ai ka shkruar se ndjehet me fat që ka punuar për fushatën e presidentit amerikan si udhëheqës i platformës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në përkrahje të Joe Biden, “Albanians for Biden”. Tutje, Bislimi tha se kjo fitore nuk është vetëm e Amerikës, por e mbarë botës dhe neve shqiptarëve.

Postimi i plotë:
URIME PER JOE BIDEN! Sot, sipas projeksioneve më serioze në SHBA, pas numërimit thuajse të plotë të të gjithë votave, Joe Biden fiton garën zgjedhore dhe kështu bëhet Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shqiptarët në përgjithësi, dhe për mua në veçanti, fitorja e pozitës së shefit të Shtëpisë së Bardhë nga miku ynë i madh është fitore që ngërthen në vete mëse 30 vite të punës historike të lobit tonë në SHBA. Unë kam pasë nderin e jetës që t’i shërbej fushatës së Joe Biden për President duke qenë kështu udhëheqës i platformës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në përkrahje të Joe Biden, “Albanians for Biden.”

Gjatë kohës sa isha aktivisht i angazhuar në fushatën e Biden, kam pasë rastin e papersëritshëm dhe unik të bashkëpunoj me njerëzit kyç të ekipës së madhe “Biden for President”—që nga menaxheri i fushatës, këshilltari kryesor për politikë të jashtme, e deri tek koordinatori për grupet etnike—për të cilët ndaj vlerësimin më të lartë njerzor! Kjo fitore është jo vetëm e Amerikës; kjo fitore është edhe e botës mbarë dhe e neve, shqiptarëve. Jashtëzakonisht mirënjohës lobit tonë në SHBA, dhe ekpit të Biden për President që më dhanë mundësinë të jem pjesë e kësaj fushate historike!
#PresidentBiden #Proud #AlbaniansForBiden.

Baby Boo