FIFA dënoi Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën me nga 10 mijë franga zvicerane, kurse kapitenin Lichtsteiner me 5 mijë.


Mirëpo, 25 mijë franga duket se janë shumë pak krahasuar me gëzimin që përjetuan, sidomos tifozët shqiptarë të Zvicrës, të cilët edhe kanë shprehur gatishmëri për të paguar këtë gjobë të FIFA-s.
Madje është krijuar edhe një aplikacion online për të mbledhur fonde për të paguar këtë gjobë të shqiptuar nga institucioni i lartë i futbollit ndërkombëtar.
Kush është Rilind Reka?
Aplikacioni i krijuar online GoFundMe brenda pak orësh ka arritur në shifrën e afro 20 mijë dollarë donacione. Ky fond i krijuar nga Rilind Reka ka për qëllim që ta arrijë në kuotën e 25 mijë dollarëve në mënyrë që të paguhet gjoba e tre futbollistëve.
Por, kush është Rilind Reka? Rilind Reka është emër i njohur në Kosovë. Ai para disa vitesh u bë i njohur si njëri që mbante diskotekat dhe klubet më të mira të natës në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Rilind dhe Blerim Reka
Jo vetëm kaq, ka të atillë që Rilindin e njohin edhe ndryshe. Ai është djali i politikanit, profesorit dhe analistit të njohur nga Maqedonia, Blerim Reka.
Rilindi qe një kohë jeton dhe vepron në Amerikë. /Lajmi.net/