Kush është presidentja e re e Parlamentit Evropian?


Eurodeputetja Roberta Metsola është zgjedhur presidente e Parlamentit Evropian.

Metsola zëvendëson në këtë post David Sassolin, i cili vdiq pak ditë më parë.

Metsola, e cila bëri fushatë si studente që Malta të bëhej anëtare e BE në 2004, tha se dëshiron të përdorë rolin e saj kryesisht ceremonial për të ndihmuar parlamentin të lidhet më mirë me qytetarët evropianë.

Metsola, i cila është 43 vjeçare dhe është gjithashtu presidentja më e re e Parlamentit Evropian, ka qenë anëtare e asamblesë që nga viti 2013 për Partinë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë.

Ajo mundi dy kandidatë të tjerë për zgjedhjet presidenciale, duke fituar 458 nga 616 votat e hedhura në mënyrë të vlefshme në raundin e parë, që do të thotë se nuk kërkoheshin raunde balotazhi.

Parlamenti Evropian ka pasur vetëm dy presidente të mëparshme femra, Simone Veil dhe Nicole Fontaine, të dyja ishin me prejadhje franceze./21Media

Baby Boo