Kush është gjykatësi francez që po e gjykon Salih Mustafën dhe krerët e OVL-së


Juristi francez Nicolas Guillou ka qenë gjykatës i procedurës paraprake në dy seancat e para të Gjykatës Speciale në Hagë. Dje Guillou e menaxhoi më lehtë seancën gjyqësore ndaj ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafës ndërsa sot pati më shumë punë. Nasim Haradinaj e sfidoi gjykatësin francez duke mos u përgjigjur shkurt ashtu siç i kërkonte por duke dhënë kritika të ashpra për mënyrën e trajtimit.

Për Salih Mustafën dje më shumë foli avokati i tij Julius Von Boné ndërsa ish-eprori i UÇK-së nuk pranoi të deklarohej as rreth pa/fajësisë pa u konsultuar me avokatin nga Rotterdami. Ai u paraqit kryesisht i heshtur në seancën e parë gjyqësore ndërsa u pa duke buzëqeshur teksa i lexohej teksti me akuzat që e përfshijnë atë në vepra të rënda si vr*asje e tortura që pretendohet se i ka kryer gjatë lu*ftës në Kosovë.

Ndërkohë Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Lu*ftës së UÇK-së Nasim Haradinaj sot u ndërpre disa herë nga gjykatësi Nicolas Guillou masi nuk hezitoi të drejtojë akuza të rënda ndaj kësaj gjykate të cilën tha se nuk e njeh dhe se do ta kundërshtojë edhe nëse do të dënohet. Madje ai e kishte bërë gati edhe një tekst të cilin gjykatësi francez nuk e lejoi ta lexonte me arsyetimin se në seancën e parë gjyqësore nuk duhet të diskutohet thelbi i çështjes.

Kush është Nicolas Guillou?
Nicolas Guillou prej vitit 2015 është shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin. Nga viti 2012 ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile veçanërisht për kundërterrorizmin praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe kr*imin kibernetik.

Gjatë periudhës midis viteve 2006-2012 gjykatësi Guillou shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.

Nga viti 2003 deri më 2006 Guillou punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Meaux afër Parisit ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vr*asje të qëllimshme kri*min e organizuar dhe kri*min financiar. Guillou ka përfunduar masterin në të drejtën penale ndërkombëtare dhe evropiane në Universitetin e Sorbonës (Francë). Nicolas Guillou do të jetë gjykatës i procedurës paraprake edhe në seancën e parë gjyqësore ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Lu*ftës së UÇK-së Hysni Gucatit e cila është paraparë të mbahet më 1 tetor.

Baby Boo