Kush është Arijanit Hoxha, ministri i Bujqësisë?!


Sikurse dihet, në Qeverinë e ardhshëme me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, do të udhëheq Arjanit Hoxha, kuadër i Lëvizjes Besa. Por kush është prespani që iu besua njëri nga resorët më të rëndësishëm të Qeverisë?
Arianit Hoxha është një nga ministrat më të ri dhe në Qeverinë e kryeministrit Zaev ai vjen si kuadër i Lëvizjes Besa. Ai do të udhëheq me një nga sektorët më të rëndësishëm, sektorë të cilin shqiptarët e marrin për herë të dytë. Për dallim nga ministrat e tjerë aktual por edhe të më hershëm Hoxha vjen me një profil tjetër dhe me biografi të ndryshme. Ministri i ardhshëm i bujqësisë, përveç aktivitetit politik opozitar shumëvjeçar, vjen si një biznesmen i suksesshëm, i cili për vite me rradhë ka menaxhuar një kompani mjaft të suksesshme, e cila operon në sektorin e bujqësisë.

Arjanit Hoxha vjen nga një zonë e cila është e njohur për bujqësi, zona e Prespës – Komuna e Resnjës. Ai është i lindur dhe rritur në fshatin Kranjë të Prespës, ku ka kryer edhe shkollën fillore, ndërsa arsimin e mesëm në Strugë. Hoxha ka diplomuar në Fakultetin e Administrim Biznesit në UEJL në vitin 2008, ndërsa menjëherë do të kyçet në sektorin privat.
Vlen të përmendet se në ndërkohë, ai vazhdon avancimin e tij profesional dhe politik, duke qënë pjesë e mjaft trajnimeve, konferencave dhe simpoziumeve shkencore dhe politike. Vlen të theksohet se Hoxha ka marrë pjesë në trajnimin prestigjioz amerikan International Visistor Leadership (IVLP), trajnim i organizuar nga administrata shtetërore amerikane. Është ndër të paktit politikan shqiptarë që ka vizituar disa herë Kongresin Amerikan dhe Stejt Departmentin.

Ndjekësit e proceseve politike në Maqedoni e dijnë se Hoxha është një ndër aktivistët politik me një përvojë më të gjatë në Maqedoni. Në skenën politike ai paraqitet që në vitin 2008, duke u etabluar si një nga opozitarët dhe kritikët më të fuqishëm në kampin politik shqiptar. Në vitin 20015 Hoxha kyçet në nismën për bashkimin e opozitës shqiptare, prej kur i bashkangjitet Lëvizjes BESA. Pas përçarjes së Lëvizjes Besa, Hoxha do të qëndroj besnik liderit Kasami, duke vazhduar aktivitetin e tij si sekretar gjeneral i kësaj partie. Ai vazhdon të jetë një nga figurat kyçe të kësaj partie.

Ministri i ardhshëm i bujqësisë, Arjanit Hoxha gjithashtu gëzon një përkrahje të jashtëzakonshme nga shumë shoqata të shqiptarëve në dijasporë. Në këtë drejtim vlen të potencohet përkrahja që ka nga shoqatat e shqiptarëve në SHBA.
Në portfolion politike të Arjanit Hoxhës karakteristike është bashkëpunimi dhe raportet e krijuara me eksponentë të ndryshëm të komunitetit ndërkombëtar. Në këtë drejtim duhen potencuar raportet e mira dhe përkrahja nga eksponentë të rëndësishëm në jetën politike amerikane.

Arjanit Hoxha paraqet një profil të një politikani ndryshe. Ai është vënë në krye të një sektori mjaft të rëndësishëm, me probleme mjaft të mëdha, gjë që ia shton edhe përgjegjësinë. Hoxha vjen në një një nga periudhat më të rëndësishme jo vetëm për këtë sektor, procesi i i integrimit në BE, gjë që në masë të madhe prek edhe resorin të cilin do ta udhëheq ai. Është pikërisht ky element në të cilin pritet që Hoxha të tregoj aftësistë e tij menaxheriale.

Baby Boo