Kush është Abbas, politikani arab që rrëzoi Netanyahun por që braktisi identitetin palestinez?


Mansour Abbas është arabi izraelit që ka mundësuar krijimin e koalicionit qeveritar që do ta rrëzojë nga pushteti Benjamin Netanyahun pas 12 vitesh në pushtet. Por, kush është ky politikan?
Abbas quhet si “arabi i mirë” në mediat izraelite edhe për shkak të qasjes së tij më të ndryshme nga politikanët e tjerë karshi Izraelit.
Nënshkrimi i marrëveshjes qeveritare prej tij është parë si kontrovers duke qenë se koalicioni ka në përbërje edhe parti shumë nacionaliste, siç është edhe ajo e kryeministrit të ri të Izraelit, Naftali Bennett.

Abbas kishte bërë historinë edhe më herët në një fjalim historik. Në përpjekjen e tij për t’i folur edhe publikut izraelit, ai kishte folur në hebraisht gjatë një paraqitje televizive. Ai aty kishte cituar verse nga Kurani për krijimin e një “mundësie për jetë të përbashkët, në tokën e shenjtë e të bekuar për besimtarët e tri religjioneve”. Kjo kishte ndodhur në prill, para se të shpërthenin trazirat dhe të ndodhte konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Hamasit.
Në fund të janarit, Abbasi ishte larguar nga Lista e Përbashkët me arabët tjerë kur partitë tjera të këtij komuniteti kishin refuzuar ultimatumin e tij për të votuar kundër kauzave të LGBTQ-së.

Partia myslimane konservatore kishte vendosur të garonte e vetme në muajin mars dhe i fitoi katër mandate për deputet, që e vuri atë në pozicionin e “king-makerit”.
Fjalimi i tij historik megjithatë nuk kishte përmendur Palestinën, palestinezët, okupimin apo ligjet diskriminuese që targetonin qytetarët arabë
Mesazhet e tij të barazisë, vëllazërisë dhe partneritetit me Izraelin janë avokuar për kohë të gjatë nga Ayman Odehu i Listës së përbashkët dhe liderët e mëparshëm nga partia komuniste arabe.

Ajo çka e bën Abbasin të ndryshëm nga politikanët tjerë palestinezo-arabë në Izrael është gatishmëria e tij e dukshme për të braktisur identitetin palestinez, kauzën palestineze dhe ngurrueshmëria e tij për të sfiduar projektin zionist në mënyrë që të fitojë ndaj të djathsës izraelite rolin e “arabit të mirë”.

Edhe pse fjalimi i Abbasit ishte i këndshëm për veshtë e izraelitëve, reagimet në komunitetin palestinezo-arab ishin të përziera. Mbështetësit e tij e lavdëruan për formën e sofistikuar dhe pragmatike për të marrë avantazhe politike, por opontentët e quajtën servil.

Baby Boo