Petrit Lleshi është njeri nga autorët e plagosjes në Shënkoll të Lezhës ditën e djeshme.
Sipas informacioneve të shpërndara nga vete policia, 33 vjeçari Lleshi ishte arrestuar disa ditë më parë, më 18 gusht pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur bimë narkotike.
Por më 22 gusht, vetëm 4 ditë pasi ishte arrestuar, Gjykata ka caktuar për Lleshin masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.