Kush është 21 vjeçari që pretendon se do të jetë trilioneri i parë i botës


Një 21 vjeçar beson se ai do t’i mund krijuesin e Amazon, Jeff Bezos, atë të Facebook, Mark Zuckerberg dhe drejtuesin e Tesla Elon Musk, duke thënë se do të bëhet trilioneri i parë në histori, transmeton gazetametro.net

Chris Kesley u bë milioner brenda një nate përmes aplikacionit të tij të kriptovalutave, Appstitude, në moshën 19 vjeçare.

Tani vetëm dy vite më vonë, ai beson se sipërmarrja e tij e re e kriptovalutave do t’i dhurojë atij edhe më shumë sukses.

Në një postim në Medium, Kesley ka shpjeguar se si ai planifikon ta zgjerojë pasurinë e tij, duke thënë se do të bëjë diçka që nuk është parë më herët në botë.

“U bëra milioner në moshën 19 vjeçare. Punova rrugës për atje dhe nuk i kam dhënë kohën time askujt që dëshiroi të më ndal”, ka shkruar Kesley.

“Tani jam rrugës për tu bërë miliarderi i parë që e ka bërë pasurinë vet në moshën 21 vjeçare. Më pas do të bëhem trilioneri i parë i botës”.

Kesley ka thënë se ndërmarrja e tij e fundit është një bankë digjitale me valutën e tij personale, mirëpo e bazuar në dollarin amerikan.