Kush e pengon minaren në Ohër?


Xhamia e Ohrit, siç duket kohëve të fundit, është bërë njëra ndër problemet më kryesore për qytetarët e kësaj ane. Javë më parë kishte edhe prononcim nga Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili tha se ata, detyrimisht, do të angazhohen maksimalisht që të gjejnë zgjidhje për problemin me minaren e Xhamisë në Ohër. Ndonëse ministri i Kulturës, Asaf Ademi, ka theksuar se ai do të angazhohet personalisht për këtë problem disavjeçar, marrim vesh se një deputeti të LSDM-së nga Ohri po i pengon minareja e xhamisë, duke u munduar që të krijoj tensione mes shqiptarëve dhe maqedonaseve në Ohër.
Kjo që po ndodh në Ohër kohët e fundit i bie të jetë se Zaevi në Shkup viziton xhamitë, ndërsa deputeti i tij në Ohër i pengon minaret e xhamive.

Baby Boo