Kurtovski për pro*testën në Mavrovë: “Do të thërras pro*testusit në urbanistik dhe inspektim për të parë kërkesat”


Pro*testa është e drejtë legjitime e çdo individi, ka komentuar shkurt pro*testën e sotme të iniciativës “Të shpëtojmë Mavrovën” Medat Kurtovski, ish-kryetari i Komunës së Mavrovës-Rostushe dhe komisioner tashmë i zgjedhur qeveritar i komunës.

“Për shkak të obligimeve private nuk kam mundur të shoh se cilat janë kërkesat, do t’i thërras në takim punëtorët në urbanistik dhe inspektoriat për të parë kërkesat dhe vërejtjet”, thotë Kurtovski.
Pakënaqësitë e dala nga moszgjidhja e problemeve elementare komunale, tërbimi urban, betonimi, shitja e tokës shtetërore dhe e pasurisë natyrore kombëtare, kanë shprehur sot përmes një proteste paralajmëruese banorët e fshatrave dhe vendbanimeve të fundjavës në rajonin e Mavrovës.

Baby Boo