Kurti viziton të lënduarit në spitalin e Slavonski Brodit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slavonski Brod.
Ai u mirëpritur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Së bashku, ata kanë vizituar spitalin e Slavonski Brodit, ku ishin vendosur të lënduarit në aks*identin e autobusit këtë mëngjes.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një ak*sident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aks*ident.
Shoferi i autobusit është arr*estuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tr*agjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.
Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Baby Boo