Kurti u bën thirrje ndërkombëtarve pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës: Bëni trysni mbi Beogradin


Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë para mediave kanë dalur, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kurti nuk është shprehur i befasuar me veprimet e Serbisë, por ai ka thënë se është i befasuar me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb, një ditë pasi kidnapuan tre policë kufitarë në veri.

Ai i ka bërë thirrje ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të enjten.

Baby Boo