Kurti: Thaçi është president me një këmbë, mbahet në këmbë nga kryeministri me një këmbë


ideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në fjalën e tij para pjesëmarrësve në protestën e sotme ka përsëritur se është pro bashkimit kombëtar dhe se nuk duhet nënshtruar presidentit Thaçi.

“Te dashur qytetarë, kjo nuk është protestë e inatit tonë as e urrejtjes ndaj dikujt”.

“Aq shumë e duam Kosovën Republikë, aq shumë e duam Kosovën Lindore, aq shumë e duam bashkimin me Shqipërinë, aq sa në asnjë kusht e në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu”.

“Kjo protestë nuk është as për elektorata e vota në zgjedhje, është pushteti në pyetje, por sot e kemi shtetin në pikëpyetje”.

“Përmes Thaçit po na teston Vuçuqi, andaj t’i përgjigjemi të dyve”.

“Pavarësinë nuk e negociojmë. Serbisë borxh nuk i kemi. Dhimbje e kompromise të tjera nuk pranojmë”.

“Kjo protestë paqësore madhështore është përgjigja jonë ndaj Vuciqit, ndaj pazareve në kurriz tonë, ndaj fëmijëve tanë që ende nuk kanë lindur”.

“Ky president fajtor duhet t’i ngelet veçse të kaluarës”.

Kurti pati kritika për Thaçin edhe në rastin kur ky i fundit i dha leje presidentit të Serbisë për të vizituar veriun e vendit.

“Thaçi si president duke lëkundur e tundur kufijtë e Kosovës, duke thënë se Kosova ka kufijtë e gabuar, i dha leje Vuciqit për të ardhë në Mitrovicë për ta ngjallur Millosheviqin”.

“Ne nuk pranojmë që për katër fshatra të Bujanovcit dhe shtatë fshatra të Preshevës te japim mbi njëmijë metra katrorë të veriut, ku i kemi Ujmanin, Trepçën dhe Majen e Panqiqit.

“Ajo na nevojitet se është kullë e lartë ushtarake për ta mbrojtur Republikën tonë. Ujmanin për ujitje të tokave tona. Për dritën që e marrim nga Kosova A dhe B. Trepça për zhvillimin ekonomik, sepse një vend pune nën tokë i hap katër vende pune mbi tokë”.

“Nuk mund të bëjë zgjidhje ideale pa ideale dhe as marrëveshje historike dikush që ka shpërfillur historinë. Këtij njeriu nuk duhet t’i nënshtrohet as njeriu e jo populli”, deklaroi kreu i Vetëvendosejes.

Udhëheqësi i protestës ka kritikuar presindentin edhe për kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

“Ai ka premtuar ushtri, 200 mijë vende pune, anëtarësimin në UNESCO, padi për Serbi për gjenocid dhe padi ndaj Dick Martit, pati premtuar liberalizim për 15 muaj”.

“E ne të mos harrojmë se ka premtuar edhe komunën e Kodrës së Trimave, Hasit, Kijevës, Zhegrës, e varësisht katundit ku ka qëlluar kur ka mbajtur tubim”.

“Ky president kur u zgjodh i kishte vetëm 71 vota në kuti, e këtu jemi njëmijë herë më shumë se aq, me trupat e shpirtat tanë, fizikisht e mendërisht në shesh të Republikës”.

I pari i Vetëvendosjes nuk la pa përmendur edhe zgjedhjen e Thaçit president.

“Ato vota ai i mori me Policinë e Kosovës që neve na nxori nga ulëset e deputetëve, me Policinë Superspeciale që vëzhgonte nga snajperët, sot më shumë se dy vjet e gjysmë më vonë prej atyre votave as shtatë vota nuk i ka më”.

“Ai nuk ka mandat për bisedime dhe as platformë për negociatat me BE-në. “Ne nuk i nënshtrohemi atij, një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

“Ai është president me një këmbë, vetëm kryeministri po ashtu me një këmbë po e mban në këmbë këtë president me një këmbë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i domosdoshëm”.

“Populli është i mirë, është bujar. Prandaj rinia e guximshme, profesionistët, mërgata atdhetare, intelektualët e ndershëm, qytetarët e mirë, zonja e zotërinj, duhet të bashkohemi për Kosovë e Shqipëri, për sovranitet, për liri e demokraci e ardhmëri”, u shpreh gjatë fjalimit të tij Kurti.

Baby Boo