Kurti: Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë -Serbi


Kurti në një postim në facebook ka thënë se të pagjeturit janë plagë që kullon ankth. Ai ka thënë që të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë -Serbi.

“Sot pasdite bisedova me zonjën Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, në ditën që u mbushën 21 vjet prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin: Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin.

Eshtrat e Artanit e Edmondit janë kthyer në vitin 2005. Asgjë nuk dihet sot e kësaj dite për fatin e tre të tjerëve.
Të pagjeturit janë plagë që kullon ankth. Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne s’arrijmë t’i marrim me mend.

Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar. Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi”, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/835608593605693/?type=3

Baby Boo