Kurti shtrëngon duart me Zelenskyn (FOTO)


Në kuadër të takimeve në Greqi me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Albin Kurti ka publikuar një foto duke shtrënguar duart me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Albin Kurti ka udhëtuar në Greqi, ku po merr pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri grek Mitsotakis, me liderët e tjerë të Ballkanin Perëndimor.

Atje kryeministri ka takuar edhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takimin me Leyen, Kurti tha se u diskutua për “marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun”.

“Kënaqësi të takoj Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen në Athinë. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun. Për këtë të fundit, theksova rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Agrmt Bazë”, shkroi Kurti në “X” pas takimit.

Baby Boo