Kurti: Serbia mori det dhe financa nga marrëveshja në Uashington, Kosova asgjë

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një reagim për marrëveshjen Kosovë-Serbi të firmosur dje në Uashington, thotë se ajo krijon akoma edhe më shumë kushte për dominimin e rajonit nga Serbia. Në këtë pikë, ish-kryeministri i Kosovës i referohet zonës mini-shengen, ku sipas marrëveshjes Kosova do të bëhet pjesë. Kurti thotë se, Serbia ka përfituar dalje në det, investime dhe në fund nuk ka pranuar as ta njohë Kosovën.

Duke iu referuar një shprehjeje të ish-presidentit amerikan, Jimmy Carter, kreu i VV-së thotë se, “asnjë marrëveshje nuk mund të jetë afatgjatë nëse nuk fitojnë të dy palët”. Përveç palës së Kosovës, që ka pranuar të diskutojë tema që ishin të papranueshme, Kurti drejton gishtin dhe nga Donald Trump duke thënë se po e përdor të gjithë këtë për fushatë.

“Në rrafshin ndërkombëtar mes Serbisë e Kosovës, Serbia po fiton gjithçka që synoi, ndërsa Kosova asgjë. Në rrafshin ekonomik sërish Serbia fiton më shumë, duke ju pranuar pozita e hegjemonit në rajon, kalim e tregti të lirë në Kosovë, dalje në det etj.

Ujmani, energjia, minishengeni, rrugët e Serbisë nëpër Kosovë, deri para pak ditësh kanë qenë të papranueshme si tema bisedimesh me Serbinë për partitë në Kosovë. Ky ndërrim i faqes, tregon sa të padenjë janë. Shkuan atje me premtimin për njohje, por kur Vuçicc ka thënë se nuk ka bisedime nëse nuk eliminohet njohja, këta nuk kanë guxuar të këmbëngulin. Kanë pranuar gjithë çfarë ka kërkuar ai. Natyrisht, fushata zgjedhore në ShBA po vazhdon”, thotë Kurti.
Ish-kryeministri liston më tej disa tema që duheshin përfshirë në marrëveshje siç janë dëmet e luftës dhe shqiptarët e Serbisë.

“Kri*met e dëmet gjatë luftës, borxhi që na e ka Serbia, u shpërfill a harrua nga delegacioni i Kosovës. Koncensionet në planin e Ahtisaarit për manastiret dhe kishat nuk kishin pse rëndoheshin edhe më shumë në Uashington DC, thua se nuk ka marrë boll Serbia. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk janë mbrojtur e madje as adresuar problemet e tyre.

Serbia kërkoi dalje në det, e mori, kërkoi financa i mori, kërkoi devijimin e hekurudhës kah Merdarja e mori, kërkoi minishengen e mori, kërkoi të hiqej pika ku mes tjerash nënkuptohej njohja e hoqi. Pra, askund s’ka njohje reciproke të premtuar. Përkundrazi, Grenell e pranoi se ka pranuar ta heq atë. Çfarë i solli Kosovës në raport me Serbinë ky delegacion? Dëm, turp e rrezik”, nënvizon Kurti.

Baby Boo