Kurti: Rruga Prizren-Tetovë është synim i programit të Qeverisë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kumtuar marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Më gjatë është ndalur në Memorandumin për bashkëpunim për rrugën Prizren – Tetovë, ku siç tha ka qenë zotim zgjedhor dhe synim i programit të Qeverisë që udhëhiqet nga ai.

“Në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit sipas të cilit do të themelohet një Komision i përbashkët për rrugën Prizren – Tetovë, një aks tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky ishte zotim zgjedhor dhe synim i programit të Qeverisë sonë që lidh edhe më ngushtë vendet tona, ekonomitë tona dhe qytetarët tanë”, tha Kurti.

Janë nënshkruar edhe:
Marrëveshja për lidhje të të dy autostradave në vendkalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit në kuadër të pjesës së autostradës Shkup – Bllacë.
Marrëveshja për vendosjen e vendkalimeve kufitare të përbashkëta.
Marrëveshja për projekt skijues të përbashkët që do ta lidhë Brezovicën me Kodrën e Diellit.

Baby Boo