Kurti refuzon konferencën e propozuar nga Rama


Propozimin e Edi Ramës për një konferencë ndërkombëtare ku Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti të ulen deri në arritjen e një dakordësie, ky i fundit nuk e sheh si zgjidhje.

Në një prononcim për mediat, i pyetur specifikisht mbi propozimin e kryeministrit shqiptar, i përqafuar dhe nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Albin Kurti e sheh të panevojshëm, pasi sipas tij bazat janë hedhur në 2 takimet e Shkurtit dhe Marsit në Bruksel dhe Ohër.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tani kemi një marrëveshje bazike, nga 27 Shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 Marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë të drejtë e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi.”

Veç presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, propozimin e tij, Rama e prezantoi në fillim të kësaj jave dhe në Bruksel në të gjitha takimet që zhvilloi me krerët e Këshillit të Komisionit Europian.

Charls Michel madje deklaroi në samitin e liderëve të BE se ka ardhur koha që konferenca ndërkombëtare me praninë edhe të Shteteve të Bashkuara të zhvillohet si hapi i duhur për normalizimin e situatës në Veriun e Kosovës.

Baby Boo