Kurti përkujton Adem Demaçin, e quan personin më frymëzues dhe formësues për të


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka përkujtuar Adem Demaçin. Sot janë bërë dy vjet nga vde*kja e Adem Demaçit dhe Kurti e kujton si personat më frymëzues e formësues për të.
Kurti gjithashtu ka shkruar edhe për jetën e Demaçit, ku ka kujtuar se ka përjetuar tri jugosllavitë dhe që ka qenë 3 herë në bu*rg.
Postimi i plotë:

Sot u bënë dy vjet pa Bacën Adem. Ai është ndër personat më frymëzues e formësues për mua e për Lëvizjen tonë.
Adem Demaçi i përjetoi tri jugosllavitë dhe hyri tre herë në bu*rg. 28 vjet gjithsej i kaloi si i bu*rgosur politik. Kur e liruan në prill 1990 tha se po del nga bu*rgu i vogël në bu*rgun e madh. Vazhdoi veprimtarinë politike pa pushim e kursim për veten. Kurrë nuk u step prej frikës kurrë nuk u mposht prej dhimbjes kurrë nuk u ligështua prej trysnisë. Me thjeshtësi e qartësi të madhe intelektuale me lakonizmin karakteristik ai gjithnjë thoshte të vërteta therëse.

Kjo cilësi iu njoh e iu vlerësua edhe nga Parlamenti Evropian, që i akordoi Adem Demaçit çmimin prestigjioz «Saharov» për lirinë e të menduarit. Shkroi tha e bëri aq shumë gjëra me peshë të rëndë politike shoqërore e letrare ndonëse tentativat për ta kufizuar penguar e censuruar kurrë nuk munguan. Përballë Rankoviqëve Titoistëve e Millosheviqëve ky njeri shpirtmadh e mendjefortë foli e tha të vërtetën universale të lirisë. E tha për popullin shqiptar sepse këtij populli i ra për hise falë zotit një vigan i tillë. Sot kur mendojmë mendojmë edhe a thua çka do të mendonte ai. Prandaj kur veprojmë veprojmë sikur edhe ai të ishte me neve.

Baby Boo