Kurti për vrasjen në Ferizaj: Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia


Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes në Ferizaj duke kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

Skip AdAdvertisement
Një 21-vjeçare u vra para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Siç kanë konfirmuar autoritetet, i dyshuar është ish-partneri i saj. Të dy ishin takuar në QPS, gjatë kohës kur gruaja kishte dërguar fëmijën për ta takuar babanë. Si pasojë e të shtënave është plagosur vëllai i mitur i viktimës. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin e dyshuar.

Në reagim, Kurti ka dënuar krimin. Ai ka thënë se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa “duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”.

“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar ai në Facebook.

Baby Boo