Kurti për Rekën e shkeli marëveshjen me Isa Mustafën (dokument)


Nga marrëveshja e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), u formua edhe qeveria e re me 66 vota për dhe 10 abstenime, shkruan Periskopi

Gjatë kohës kur po mbahej seanca e jashtëzakonshme u publikua edhe marrëveshja mes këtyre dy subjekteve politike në të cilën tregohej se si janë marrë vesh, dhe si janë ndarë postet ministrore.

Qeveria Kurti vendosi që t’i ketë 15 ministri, ku 6 prej tyre do t’i takonin LDKsë, gjashtë VVsë dhe 3 për pakicat, shkruan Periskopi.

Mirëpo ajo që bie në sy në këtë marrëveshje, shihet se figuron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministri kjo që i është bashkëngjitur Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me një emër të përbashkët Ministria e Ekonomisë, me të cilën do të udhëheq Rozeta Hajdari e emëruar nga VV-ja.

Por, në këtë marrëveshje nuk figuron ministria e Integrimeve Evropiane, për të cilën Albin Kurti ka angazhuar ish kandidatin për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Rekën.

Blerim Reka është betuar si ministër, por sipas marrëveshjes LDK-VV nuk dihet se për cilën ministri.

“Prej sot me Qeverinë e shpresës, si Ministër i shpresës evropiane. Urime Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme, por edhe sot, ministrat po pranojnë zyrtarisht mandatet e tyre për të udhëhequr me dikasteret përkatëse, ndërkohë Reka nuk e ka pranuar akoma mandatin nga Dhurata Hoxha e cila ka qenë ministre e Integrimeve Evropiane.

Periskopi ka provuar që të marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë pikë të marrëveshjes nga LDK dhe VV mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm./Periskopi/

Baby Boo