Kurti për heqjen e fotos së Thaçit nga Osmani: Nuk besoj që Vjosa bën veprime pa arsye


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë disa fjalë për largimin e fotografisë së presidentit të Kosovës nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
Osmani largoi foton e presidentit, Hashim Thaçi, dhe e zëvendësoi atë me foton e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Kryeministri i ri, Albin Kurti ka thënë se nuk ka njohuri për këtë veprim të Osmanit, megjithatë e arsyeton.

‘’Unë nuk e paskam ndjekë këtë lajm sepse kam qenë në takime dhe aktivitete por është më mirë ta japë përgjigjen zonja Osmani”, ka thënë Kurti.
“Nuk besoj që ajo shpreh qëndrime dhe bënë veprime pa arsye të thella. Besoj në arsyen e Osmanit që më së miri është të shprehë ajo. Mbase ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu’’, shtoi ai.

Baby Boo