Kurti për Duan: Ambasadore e vendit tonë, e ngriti kombin!


Dua Lipa nuk po i ndal sukseset. Këtë herë ajo fitoi çmimin në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”, në “Grammy Awards”, shkruan Indeksonline.
Këtë sukses të saj nuk shpëtoi pa e komentuar kandidati për kryeminstër i VV-së, Albin Kurti.
Ai e uroi Duan për fitore teksa tha se me punë dhe talent po e mahnit botën dhe ka ngritur kombin e saj.

Kurti po ashtu shtoi se Dua është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë.
“E uroj Dua Lipën për fitoren në Grammy në kategorinë albumi më i mirë në zhanrin pop. Me punë, talentin dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe ka ngritur kombin e saj. Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë“, ka shkruar Kurti.

Baby Boo