Kurti për Ballkanin e Hapur: “Është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale”, Rama i kundërpërgjigjet: “Ajo çështje nuk bashkon, por as nuk na ndanë”


Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti në konferencën pas mbledhjes mes dy qeverive në konferencë për media kanë folur edhe për Ballkanin e Hapur. Kryeministri i Kosovës tha se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

“Së pari duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle e memorandum gjithsej 19 sot e kjo është për tu përshëndetur, marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyera dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë nevojë për ndërmjetësues. Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, jo mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk kam asgjë të re të them”, tha Kurti. E homologu i tij shqiptar, tha se vetëm në Ballkanin e Hapur kanë këndvështrime të ndryshme.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por as nuk na ndan. Kemi këndvështrime të ndryshme, por ato nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të jemi mirë. Porosia ime për qeverinë në Kosovë është që çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe në Kosovë”, tha Rama.

Baby Boo