Kurti parasheh fitore me mbi 50 për qind: Do ta bëjmë të vetëm Qeverinë


Kurti, në një intervistë ka deklaruar se mbështetja për subjektin që ai drejton, është “dyfishuar që nga 6 tetorit”.

“Kurrë nuk ka qenë mbështetja më e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje sesa sot. Që nga 6 tetori kur i fituam zgjedhjet e deri tash në fillim të muajit prill, praktikisht është dyfishuar mbështetja për neve. Ne do të hyjmë në garën politike elektorale jo vetëm për të fituar kësaj radhe, por gjithashtu edhe që ta kemi edhe numrin e nevojshëm e të mjaftueshëm të deputetëve për të formuar qeverinë e radhës”, ka thënë Kurti.

Ai nuk ka dashur të komentojë koalicionet e mundshme të ardhshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mirëpo, nuk mund të flitet tash për koalicionet e ardhshme, kur nuk i kemi ende zgjedhjet e shpallura dhe pas asaj se çfarë na ndodhi me braktisjen e orientimit tonë qeveritar të përbashkët nga partneri ynë i koalicionit”, ka thënë Kurti.

Baby Boo